Saturday, February 23

Ish-partnerja e Stines flet për herë të parë rreth ndarjes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë intervistës së fundit ajo tha gjithçka.

Ish-partnerja e Stines ishte e ftuar së fundmi në emisionin e ish të dashurës së tij, Roza Latit, shkruan lajmi.net.

Grazia ishte mysafire në ‘WhyNot’ aty ku foli rreth angazhimeve të saj në muzikë por po ashtu edhe rreth ndarjes së saj dhe Stines.

Faktikisht ishte Stine ai i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka thënë se ai dhe Grazia janë ndarë dhe kjo e fundit gjatë intervistës së lartëpërmendur foli për herë të parë për këtë çështje.

E pyetur se si e priti postimin e Stines në Instagram, ajo e dha një përgjigje të shkurtër.

“Nuk e prisja, është zgjedhje e tij, e kuptova deri në njëfarë mënyre” u përgjigj Grazia e cila duke qenë nënë e fëmijës së tij po ashtu tregoi si është Stine në rolin e babait.

“Stine si baba është shumë, shumë baba i mirë edhe shumë i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar. Nuk e mendoja kështu sepse ne kemi 10 vjet që njihemi me njëri-tjetrin dhe nuk e kam parë në këndvështrimin si do të ishte si baba. E kam parë gjithmonë si Stine, si këngëtar, aventurier por që është shumë shumë baba i përkushtuar”, ka thënë Grazia./Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.