Skandali! Rama ndryshon simbolin kombëtar, nuk ka më shqiponjë kuqezi!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kushtetuta e Shqipërisë është shumë e qartë kur flet për simbolet kombëtare të vendit, por mesa duket kryeministrit Edi Rama nuk i intereson shumë libri themeltar i shtetit.

Përndryshe nuk mund të shpjegohet ajo që ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme, ku drejtues “de jure” është vetë kryeministri.

Zvkryetari i LSI-së Luan Rama ka denoncuar edhe këtë të dielë skandalin që po ndodh në Ministrinë e Jashtme me flamurin kuqezi. Në sajtin zyrtar të Ministrisë rezulton se shqiponja e zezë dykrenare me fushë të kuqe, simbol i shqiptarëve kudo ata ndodhen, është transformuar!

“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”-shkruan Luan Rama, duke e përcjellë këtë shkelje ligjore me foto./Express

Share.

Comments are closed.