Pasi Ronaldo shënoi tre gola përballë Atleticos, ja çfarë thotë Messi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Heroi i Barcelonës, Lionel Messi, ka komentuar hat-trickun e Cristiano Ronaldos së Juventusit ndaj Atletico Madridit të martën në Ligën e Kampionëve.

Messi sot me dy gola dhe dy asistime ndaj Lyonit ia siguroi Barçës kualifikimin në çerekfinale, teksa Ronaldo dje e bëri të njëjtën me tre gola ndaj Atleticos.

“Cristiano dhe Juventusi ishin impresivë dje. Kam menduar se Atletico do të ishte më e fortë, Cristiano pati natë magjike”, ka thënë argjentinasi pas takimit.

Messi e Ronaldo ishin rivalë të drejtpërdrejtë për më të mirin e botës në dekadën e fundit. Ata ishin konkurrentë edhe në ligë, deri këtë edicion kur Ronaldo u largua nga Reali për te “Zonja e Vjetër”.

Share.

Comments are closed.