Topanicë: Drejtori e arsimtari rrahen, shkak një “reshov”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshovi i shkollës po del të ketë qenë arsyeja që solli deri te konflikti fizik në mes të drejtorit dhe një mësimdhënësi të shkollës “Rexhep Mala”, në Topanicë

Ata janë përleshur mes vete të martën gjatë orarit mësimor, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.

Me rastin po merret Prokuroria e Gjilanit, derisa në DKA thonë se kjo nuk është hera e parë që drejtori e mësimdhënësi përfshihen në një konflikt të tillë.

Një përleshje fizike ndodhi të martën në Shkollën “Rexhep Mala”, në Topanicë të Kamenicës. Por, këtë herë në këtë incident u përfshinë drejtori i shkollës dhe vetë mësimdhënësit.

Në vend të mësimit, ata përfunduan duke i dhënë dajak njëri-tjetrit.

Gjithçka filloi kur Drejtori i Shkollës, Qazim Morina ua ndaloi mësimdhënësve që ta përdornin pllakën ngrohëse të shkollës për të zier kafe sikurse bënin çdo ditë gjatë pauzës.

Ai e kishte dhënë këtë urdhëresë të martën, për ta kursyer energjinë elektrike

Por, kjo urdhëresë e të parit të shkollës nuk u prit edhe aq mirë. Madje, përfundoi edhe me përplasje fizike në mes të stafit të kësaj shkolle.

Share.

Comments are closed.