Trajneri i Lyon: Po kush mundet me ndal Messin se ?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri i Lyon-it, Bruno Genesio, i ka bërë komplimentet Leo Messi-t në përfundim të ndeshjes së humbur 5-1 në “Camp Nou” kundër Barcelona-s.

“Messi ishte në stilin Champions League mbrëmjen e sotme. Ai është një gjeni dhe mund të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mundet. Ai është i pandalshëm në momente të caktuara”, ka thënë Genesio.

“Cilësia e Barcelona-s na detyroi të tërhiqeshim mbrapa. Donim të luanim më përpara dhe këtë arritëm ta bënim më mirë në fillimin e pjesës së dytë. Në atë moment menduam se gjithçka ishte e mundur, por më pas pësuam golin e tretë”.

“Mendoj se kemi bërë dy pjesë të ndryshme. Në të parën vuajtëm, në të dytën luajtëm shumë mirë dhe shënuam golin që na dha shumë shpresa, por ai gol i tretë mbylli ndeshjen”, ka përfunduar trajneri i Lyon.

Share.

Comments are closed.