Haradinaj: Mund të kem pasur ndikim në punësimet në Telekom

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se mund të ketë pasur ndikim indirekt në punësimin e kunatës së tij në PTK.

Ai ka pranuar se njerëz të AAK-së u punësuan në këtë ndërmarrje dhe këtë e ka arsyetuar me papunësi.

“Ka persona që nuk kanë punu me vite dhe tash iu ka bë një vend pune. Unë kam mund të kem pasur ndikim indirekt por askënd se kam punësu”, ka thënë Haradinaj, duke arsyetuar kështu punësimet në numër të madh të njerëzve të afërt me zyrtarë të AAK-së në Telekom.

Kunata e kryeministrit Haradinaj punësohet pa konkurs si zv/drejtoreshë e Financave në Telekom.

Ndër të punësuarit është edhe kunata e kryeministrit, Vesmira Haxhaj – Haradinaj, që zëvendësdrejtoreshë e financave u bë pa konkurs fare.

Share.

Comments are closed.