Vuante nga sëmundja i rëndë, e reja shtatzënë heq dorë nga trajtimi mjekësor për hir të femijes së saj që…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sheila Downing, një grua nga Kalifornia, ishte në javën e shtatëmbëdhjetë të shtatzënësisë kur u diagnostikua me tumor në tru. Fillimisht, ajo ndiente dhimbje koke e më pas ishte përballur me vështirësi në frymëmarrje dhe me humbje të aftësisë për t’u orientuar.

Pas diagnostifikimit me t.umor, mjekët ia ofruan asaj dy mundësi. Ajo mund ta shtynte trajtimin me radioterapi, vendim i cili do ta mbronte foshnjën dhe do ta rrezikonte jetën e saj ose mund t’i nënshtrohej menjëherë trajtimit dhe ta rrezikonte shëndetin e foshnjës.

Sidoqoftë, ajo vendosi që të mos i nënshtrohet trajtimit dhe ta mbrojë foshnjën. Kështu, mjekët u detyruan që përmes operacionit t’ia largojnë një pjesë të t.umorit dhe ta nxisin lindjen më të hershme në mënyrë që gruaja t’i nënshtrohet sa më shpejt trajtimit me radioterapi.

Josiah iu nënshtrua një operacioni në zemër vetëm katër ditë pas lindjes.

Ajo lindi një djalë në muajin gusht. Djali i saj u lind me arterie të ngushtuara dhe kishte nevojë për o.peracion në zemër, prandaj nëna e tij vendosi që edhe më tutje të mos e fillojë mjekimin me radioterapi në mënyrë që ta ushqejë djalin e vogël me gji.

Më në fund, ajo iu nënshtrua seancave me radioterapi dhe kimioterapi në fillim të këtij viti. “Shëndeti im dhe i djalit po përmirësohet. Po mundohem ta shijoj secilën ditë. Nëse brengoseni për gjithçka, nuk keni mundësi të kënaqeni”, tha ajo, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express

Share.

Comments are closed.