Wednesday, July 17

Gjendet pa shenja jete punëtori në rrënojat e ish-Adriatikut në Mitrovicë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas gjashtë orësh kërkimesh është gjetur pa shenja jete trupi i një personi nën gërmadhat nga shembja e ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Nehat Bahtiri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa ka bërë të ditur se mjekësia ligjore janë duke e bërë ekzaminimin.

Sot rreth orës 17.00 është rrënuar një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku”, në Mitrovicë.

Për pasojë, një 20 vjeçar ndodhet ende nën rrënoja.

Raportohet se djaloshi 28 vjeçar me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë.

Në ndërtesë kanë qenë duke punuar 4 persona, 3 kanë shpëtuar, ndërsa V.B ka mbetur nën rrënoja.

Në vazhdim do t’ju informojmë për detaje të reja. /Korrespodenti

Share.

Comments are closed.