Wednesday, July 17

Ky ka qenë i dashuri i Loredanës para se të lidhej me Mozzik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Loredana Zefi dhe Shindy, të dy nga Luzerni janë shumë të njohur momentalisht në skenën e repit gjerman. Por, spekulimet po shkojnë deri te dyshimet se të dy këta në të kaluarën ishin më shumë se vetëm kolegë. Mediat shkruajnë se Loredana dhe Shindy ishin në lidhje, raporton Gazeta Express.

Këto thashetheme janë duke qarkulluar tash e një kohë, e Shindy dhe Loredana mund të bashkëpunojnë në të ardhmen mes vete.

Madje, kënga e Shindy’s, “Affalterbach”, u dëgjua në një nga videot që postojnë Loredana e Mozzik në Instagram, të dy këta po argëtoheshin me këngët e reperit.

Reperja Loredana Zefi tani mund të përballet me deportim. Ajo vjen nga kantoni i Luzernit në Zvicër, ndërkaq, siç shkruajnë mediat zviceriane, ajo u kyç në muzikë falë reperit Mozzik.

Reperi kosovar e ka mbështetur Loredanën që nga fillimi e së bashku e kanë edhe këngën “Bonnie & Clyde”.

Share.

Comments are closed.