Real do të nënshkruajë me pasardhësin e Benzema javën e ardhshme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Real Madrid do të finalizojë blerjen e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, javën e ardhshme.

Këtë të shtunë, Frankfurt do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e fundit të kampionatit, që do të jetë vendimtare për titullin dhe për zonën Champions, me Eintracht që është vetëm një pikë larg vendit të katërt.

Real Madrid pritet të arrijë marrëveshjen për 21-vjeçarin në ditët pasuese dhe shpreson ta zyrtarizojë serbin sa më shpejt të jetë e mundur, sipas “as.com”.

Klubi gjerman kërkon 60 milionë euro për lojtarin që ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Madrilenët besojnë se Jovic do të jetë një rival i denjë për Karim Benzema, i cili nuk ka pasur asnjë vështirësi të mbrojë vendin e tij si titullar në vitet e fundit.

Kthimi i Mariano nga Lyon nuk ka shkuar siç duhet, me sulmuesin që ka shënuar vetëm katër gola në këtë sezon, me dy prej tyre që kanë ardhur kundër Villarreal-it dy javë më parë. Në sezonet e mëparshme, Alvaro Morata, Borja Mayoral dhe Javier Hernández janë munduar të marrin vendin e francezit, por pa sukses.

Luka Jovic, i cili është dhjetë vjet më i ri se Karim Benzema, duhet të jetë zgjidhja afatgjatë e “Los Blancos” për sulmin dhe zëvendësuesi ideal i francezit, duke parë ngjashmëritë e shumta mes dy lojtarëve.

Share.

Comments are closed.