Dy milionë njerëz në rrezik nga tornadot katastrofike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë në dy vitet e fundit meteorologët në Amerikë kanë lëshuar paralajmërimin e tyre më të rreptë për rrezikun e tornadove katastrofike.

Mbi 2 milionë njerëz janë në rrezik, pasi Qendra e Parashikimit të Stuhisë së Shërbimit Kombëtar të Motit lëshoi shkallën e pestë të rrezikut për tornadot e dhunshme.

“Kjo ngjarje mund të rezultojë në një kërcënim të madh për jetën dhe pronën”,njoftoi Qendra e Parashikimit të Stuhisë. Meteorologët gjithashtu thanë se kushtet janë të favorshme “për tornadot e forta dhe eventualisht të dhunshme”.

Por nuk janë vetëm tornadot që pritet të bëjnë kërdi të hënën. Më shumë se 50 milionë njerëz janë në rrezik të motit të ligë, duke përfshirë erërat e forta, breshër të madh dhe përmbytje të shpejta, thotë meteorologu Brandon Miller.

52 tornado në 3 ditë

Shtete të tilla si Luiziana, Oklahoma dhe Teksasi janë ende duke u rimarrë nga tornadot dhe stuhitë e fundjavës. Gjatë tre ditëve të fundit, 52 uraganë u raportuan në shtatë shtete.

Share.

Comments are closed.