E jashtëzakonshme: Challandes i motivoi lojtarët duke ua kujtuar të kaluarën e rëndë të Kosovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke e parë vazhdimisht dëshirën e jashtëzakonshme të futbollistëve të tij për ta bërë krenare Kosovën dhe popullin e saj përmes rezultateve pozitive në arenën ndërkombëtare të futbollit, trajneri Bernard Challandes, e kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i motivuar lojtarët në Sofje.

Para se të dilnin në fushën e blertë, duke e pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe të pikëve të duelit me Bullgarinë, trajneri zviceran i Kosovës ua kishte ngritur në qiell motivin për fitore djelmoshave të tij, kur ua kishte kujtuar përjetimet e rënda të Kosovës dhe shumë gjeneratave të popullit tonë, raporton Gazeta Express.

““U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë. Ata ishin të mrekullueshëm. Luajtën me zemër për Kosovë”, ka treguar Challandes.

Në fund Kosova fitoi në mënyrë spektakolare prej 3:2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që e dominoi plotësisht skuadra jonë, me të cilën fitore “Dardanët” zyrtarisht kandidojnë për kualifikim në “Euro 2020”./GazetaExpress/

Share.

Comments are closed.