Pas lindjes së djalit, në këtë gjendje ka përfunduar gruaja e ‘Kemalit’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë.

Ata janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan, shkruan rtv21.

Çifti i famshëm edhe dy muaj pas lindjes së djalit ende nuk kanë publikuar fotografi të vogëlushit.

Por, jo vetëm që nuk kanë publikuar imazhe të djalit dyshja kanë qenë shumë pasiv edhe sa i përket publikimit të fotografive tjera, e sidomos Fahriye.

Mirëpo, aktorja së fundmi për gjithë fansat e saj në Instagram ka hedhur disa fotografi, në të cilat duket shumë bukur.

Kujtojmë se, gjatë kohës sa aktorja ishte shtatzënë, dyshja patën hequr dorë nga projektet për të iu përkushtuar krejtësisht periudhës më të lumtur të jetës së tyre.

Share.

Comments are closed.