Rashica pasi shkëlqeu me Kosovën, bën xhiro me gruan e tij me veturën super të shtrenjtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milot Rashica është shndërruar në idol të gjithë tifozëve të Kosovës, pas super paraqitjes kundër Bullgarisë në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”.

Rashica shënoi gol dhe dhuroi asistin për golin e fitores që e shënoi Elbasan Rashani në minutën e fundit të ndeshjes për fitoren historike 3:2.Lojtari i ndeshjes ishte Rashica, i cili gjatë tërë ndeshjes për asnjë moment nuk ndaloi së vrapuari në drejtim të portës së kombëtares bullgare.

sh ylli i Vushtrrisë ka vendosur të qëndrojë edhe për disa ditë në Kosovë dhe gjatë ditës së sotme ai është parë në kafiteri të ndryshme.Bashkëshortja e Rashicës, Belkiz Kera ka postuar disa fotografi në “InstaStory” në të cilat shihet së bashku me Milotin, i cili është duke e vozitur super veturën luksoze të tipit “Mercedes GT” në vlerë prej 150 mijë euro.

Ylli i Werder Bremen më 15 qershor do të zhvillojë në ndeshje miqësore kundër ekipit të Granit Xhakës në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/

Share.

Comments are closed.