Ndeshja e Yjeve, publikohen formacionet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë fundjavë na pret një ndeshje shumë intersante.

Të shtunën mbrëma do të mbahet ndeshja e yjeve. Granit Xhaka në njërën anë me ekipin e tij do të përballet me ekipin e Milot Rashicës.

Komuna e Prishtinës e cila është organizatore e kësaj ndeshje ka publikuar edhe emrat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive.

Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Share.

Comments are closed.