Tmerrohen vizitorët, thyhet xhami nën këmbët e tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo ndodhi për herë të dytë në vetëm pesë vjet Turistët në kullën Willis në Çikago mbetën të tmerruar të hënën në mbrëmje, kur xhami u thye nën këmbët e tyre në katin e 103-të.

Një dëshmitar e përshkroi zhurmën si një ‘boom’, përpara se të vërtetohej se xhami kishte ‘copëtuar në mijëra copa’, sipas CBS 2. Një nënë me dy fëmijët e saj thuhet se qëndronin mbi të në atë kohë. Treshja po veshtronte nga Kulla e Willis, e cila me 1.451 metra, është ndërtesa më e lartë në Çikago dhe e dyta më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo mbulesë qelqi krenohet me shinat që lejonë turistët të shikojnë drejtpërdrejt poshtë, transmeton rtv21.tv. Askush nuk u lëndua në incident dhe një zëdhënës i Kullës tha se asnjë vizitor nuk ishte në rrezik, pasi xhami është pjesë e një shtrese mbrojtëse të veshjes.

Megjithatë, një dëshmitar okular thotë se incidenti ishte i mjaftueshëm për t’i mbajtur ata në ambiente të mbyllura. Nuk është hera e parë që xhami mbrojtës në “Skydeck” është plasaritur. Në maj 2014, një shtresë mbrojtëse e qelqit u copëtua në të njëjtën dritare me ndarje. Pas incidentit të së hënës, paneli i xhamit u zëvendësua shpejt, dhe Skydeck në kullën Willis mbetet e hapur.

Skyscraper – i njohur më parë si Sears Tower – u përfundua në vitin 1973 kur e tejkaloi Qendrën Botërore të Tregtisë si ndërtesa më e lartë në botë, një titull i mbajtur për pothuajse 25 vjet. Skydeck u hap për herë të parë në vitin 1974 dhe shpejt u bë një atraksion turistik. Më shumë se një milion njerëz e vizitojnë çdo vit./21Media

Share.

Comments are closed.