Nesër temperaturat do të jenë shumë të larta, ja sa shkon maksimalja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Do të jetë shumë nxehtë me temperatura maksimale rreth 33-34 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë ku temperaturat do të kulmojnë duke arritur vlerat maksimale deri në 36-37- gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet mot shumë i nxehtë dhe i kthjellët.

Pasnesër po ashtu na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura mjaft të larta. Pasdite në disa rajone në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi priten zhvillime vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri rrebeshet eventuale do të koncentrohen kryesisht në viset kodrinore malore.

Të hënën më freskët, pritet të kemi ulje të lehta të temperaturave, paradite me intervale kohore me diell dhe nxehtë, ndërsa pasdite pritet destabilizim i fuqishëm i motit me zhvillime vranësirash të cilat do të na sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Në ato rajone ku do të ketë rrebeshe do të ulën temperaturat. Në perëndim të Shqipërisë dhe në bregdet reshje nuk pritet të ketë ose do të jenë sporadike. Reshjet do të jenë të karakterit lokal në tërë rajonin, pra disa rajone mund të përfitojnë reshje të mëdha, ndërsa disa rajone tjera mund të mbesin fare pa reshje.

Ditëve të ardhshme mot jo stabil do të jetë pak më freskët, megjithatë do të mbetet nxehtë në orët që do të ketë diell. Pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan

Share.

Comments are closed.