Wednesday, July 17

Feronikeli në stilin e Kampionit, merr rezultat pozitivë përballë skuadrës britanike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Feronikeli e ka barazuar rezultatin ndaj The New Saints, në ndeshjen e parë mes tyre në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Uells.

Meval Zeka realizoi për 1:2 në minutën e 89-të, raporton Gazeta Express.

Pas vetëm tre minutave Astrit Fazliu shënoi për 2:2 nga penalltia.

Këto dy gola ia shtojnë dukshëm shpresat kampionit të Kosovës për kualifikim në rundin e dytë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi barazim pa gola ose me rezultatin 1:1 në Prishtinë do t’i mjaftonte.

Share.

Comments are closed.