Interesante

Shefqet Krasniqi dhe Fatmir Latifaj vizitojnë familjet e personave që mbetën të vrarë në lagjen e Spitalit

Dy hoxhallarët Shefqet Krasniqi dhe Fatmir Latifaj, kanë vizituar sot  familjet e dy personave që mbetën të vrarë javën e kaluar në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Dy hoxhallarët kanë kërkuar që të ulen tensionet dhe të pendohen për veprat e bëra, shkruan AlbanienShow.

Ky është postimi i plotë i imamit Krasniqi:

– Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtor vizituan dy familjet e prekura nga gjakëderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë

– Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushëllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin tensionet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkërisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.

– Hoxhallarët i falënderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me hec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi.

Loading...