Lajme

Donald Trump shkarkon John Boltonin, njeriun që përkrahu shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

“E kam njoftuar John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë.

S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij”, ka shkruar Trump në Twitter duke shtuar se një këshilltar për sigurinë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.

Kur ishte emëruar në këtë pozitë, Bolton ishte raportuar si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Loading...