Lajme

Elona, vajza 15 vjeçare e cila vuan nga sëmundja e rëndë niset drejt Turqisë (PAMJE)

Elona vajza 15 vjeçare e cila vuan nga sëmundja e rëndë niset drejt Turqisë, ky është lajmi më i fundit nga Arbër Hajdari nga ‘Fundjava ndryshe’.

Vajza nga Fushë-Kruja kishte një javë që ka zënë shtratin në reanimacionin qendror në QSUT, pasi është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë, prej të cilës ka vetëm 250 raste te raportuara ne bote.

“Ka lindur me këtë sëmundje. I erdhi e papritur, e kapa shumë vonë. Kam shkuar në të gjitha spitalet dhe të gjithë doktorët kanë ngritur duart, nuk më janë përgjigjur për sëmundjen e gocës”, thotë e ëma e Elonës, Endelina Kuburja ditë me parë.

Loading...