Showbiz

Ky është këngëtari që do të këndoj në dasmën e Bleros me Afronën

Blero dhe Afrona më 21 shtator do të kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë.

Derisa janë drejt finalizimit të detajeve të ceremonisë martesore, Blero tashmë ka zbuluar edhe një detaje tjetër.

Këngëtari i mirënjohur përmes Instagramit ka treguar se Yll Limani do të këndojë këngën e dasmës kur ai dhe Afrona do të hyjnë në ceremoni.

“Pikërisht ky artist shok dhe shpirt i paq do te na kendoj këngën e dasmes. vella Yll Limani”, ka shkruar Blero.

Dasma e çiftit të njohur pritet të mbahet te Rana e Hedhun në Shëngjin./Indeksonline/

Loading...