Sport

Anglia kombëtarja më e vlefshme në botë, këta janë 5 lojtarët më të shtrenjtë të tyre

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do ta këtë përballë kombëtaren më të vlefshme në futboll.

Kombëtarja e ‘Tre Luanëve’ e ka tejkaluar Gjermaninë dhe Francën si kombëtarja më e shtrenjtë në futbollin botëror, shkruan AlbanienShow

Vlera e e kundërshtarëve të Kosovës është 1.11 miliardë euro, ata kanë lënë prapa kampionët e Botës , Gjermaninë që vlerësohen 927,00 milionë euro.

Kombëtarja e trajnerit Garath Southgate, ka në radhët e veta tre lojtarë që kanë vlerë sipas ‘Transfermarkt’ mbi 100 milionë euro.

Lojtari i tyre më i vlefshëm është top sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë vlerësohet 150 milionë euro, pas tij i dyti më i vlefshëm renditet super lojtari i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ish ylli i Liverpool, ka vlerë 140 milionë euro dhe i treti më i vlefshmi është sensacioni i Borussia Dortmund, Jordon Sancho. Anglezi 19 vjeçar ka vlerë në treg 100 milionë euro.

Vlera e Anglisë sipas ‘Transfermarkt’

Dy lojtarët tjerë që kanë çmim të lartë janë edhe Marcus Rashford i Manchester United dhe Alexander Arnold i Liverpool, të dytë vlejnë nga 80 milionë euro.

Kujtojmë që kombëtarja e jonë aktuale ka vlerë në total prej 41,58 milionë euro.

Lojtari i ynë më i shtrenjtë është Valon Berisha, ‘Transmermarkt’ e vlërson Berishën me 7 milionë euro, pas tij vjen Bersant Celina me 5 milionë euro dhe top 3 e mbyll Idriz Voca me 3 milionë euro.

Duhet cekur që Kosovës në këtë ndeshje i mungon lojtari më i vlefshëm Milot Rashica. Ylli i Werder Bremen tani nga ekspertët e ‘Transmfermarkt‘ vlerësohet 20 milionëm euro..

Ndeshja Angli – Kosovë, zhvillohet me fillim prej orës 20-45, AlbanienShow do iu mbaj të informuar për çdo gjë.

Vlera e Kosovës sipas ‘Transfermarkt’

Loading...