Sport

Çekia i frikësohet Kosovës së mrekullueshme

Më 7 shtator çekët do të jenë mysafirë të Kosovës në Prishtinë.

Derisa Mali i Zi dhe Bullgaria i kanë humbur thuajse të gjitha gjasat për kualifikim në “Euro 2020”, pasi i kanë fituar vetëm nga dy pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, Anglia, Cekia dhe Kosova do ta vazhdojnë luftën për dy vendet e para.

Derisa Anglia me 6 pikë të fituara prej 2 ndeshjeve të zhvilluara e kryeson Grupin A, Cekia e mban pozitën e dytë me 6 pikë prej tri ndeshjeve të zhvilluara.

Mirëpo, anglezët dhe çekët e kanë nga veç një pikë më shumë sesa Kosova, e cila me fitoren ndaj Bullgarisë ia ka mësy zyrtarisht kualifikimit në “Euro 2020”.

Derisa Anglia konsiderohet favorite absolute e grupit, Cekia dhe Kosova mbesin rivale për pozitën e dytë, transmeton Gazeta Express

“Dardanët” që nuk dinë për humbje në 14 ndeshjet e fundit më 7 shtator do ta presin Çekinë në Prishtinë në një ndeshje tepër të rëndësishme për vendin e dytë.

Cekët janë të vetëdijshëm me potencialin e Kosovës. Trajneri i tyre, Jaroslav Silhavy, e sheh

“Kosova duket të jetë rivali ynë më i fortë. Ata erdhën nga vazoja e pestë dhe shikoni ku janë tani. Kanë pesë pikë dhe nuk kanë humbur asnjërën nga tri ndeshjet. Ata luajnë si malazezët, por janë më produktiv”, ka thënë trajneri çek.

“Ne duhet ta shikojmë veten dhe të bëjmë punën tonë. Në shtator na presin dy udhëtime të vështira në Ballkan, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Nëse menaxhojmë mirë ndeshjen me Kosovën, mund të marrim frymë më lirshëm”, ka theksuar ai.

Çekia i ka fituar gjashtë pikë me fitoret që i ka realizuar në Pragë ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi, kurse ka humbur në Angli.

Loading...