Sport

Ekskluzive: Këto janë dy ndryshimet në formacion që do t`i bëjë trajneri Challandes sonte

Sonte me fillim prej orës 20-45, kombëtarja e Kosovës do të takohet në ‘St mary’s stadium’ të Southamptonit me kombëtaren e Anglisë.

Kosova në këtë ndeshje do të futet pa disa nga lojtarët kryesor të saj, shkruan AlbanienShow

Megjithatë trajneri Challandes përballë Republikës Çeke tregoi që ai di të bëjë zgjidhje edhe me lojtarët që i ka në dispozicion.

Për dallim nga ndeshja me Çekinë, trajneri zviceran sot pritet t`i bëjë dy ndryshime.

Nga burimet tona kofidenciale brenda kampit të ‘Daradanëve’ kemi marrë informacione që Edon Zhegrova sot do të ulet në stol dhe në vend të tij do të startojë lojtari i Hanoverit, Florent Muslija.

Po ashtu në këtë ndeshje na minuta e parë trajneri Challandes po sipas këtyre burimeve do ta fus edhe Valon Berishën.

Anglia, renditet e para në grupin A, me 9 pikë, Kosova renditet e dyta me 8 pikë.

AlbanienShow do iu mbaj të informuar për çdo gjë që ndodh rreth kësaj ndeshje vendimtare për shqiptarët.

Loading...