Sport

Komenti fantastik i tifozit anglez në Twitter për lojën e Kosovës

Loja e Kosovës është admiruar edhe nga tifozët e Anglisë.

Paraqitja e Kosovës në humbjen 5:3 nga Anglia ka filluar të lavdërohet nga të gjithë.

Pas mediave prestigjioze sportive, edhe tifozët anglezë janë mahnitur me lojën e mirë të skuadrës sonë.

Kjo konfirmohet edhe nëpërmjet komenteve të publikuara në rrjetet sociale.

“Gjithmonë do ta mbështes Anglisë por wow Kosova!!! Futboll i bukur mbrëmë. Askush nuk mund t’ua mohoj. Vazhdoni dhe shpresoj se do t’ia dilni”, shkroi një prej tyre në Twitter.

Loading...