Sport

Kosova U21 shënon në fund të pjesës së parë, kalon në epërsi ndaj Turqisë

Kosova U21 ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë përballë Turqisë.

‘Dardanët’ e rinj kanë arritur të shënojnë për 1:0 në minutën e 45’, përmes Arbenit Xhemajlit, pas një tollovie të krijuar në zonën e Turqisë.

Pjesa e parë e përballjes Kosovë – Turqi, ishte e barabartë në pjesën më të madhe të kohës, me ‘Dardanët’ që në fund të saj, filluan të shpeshtonin sulmet, ku edhe gjetën rrjetën e mysafirëve nga Turqia./Lajmi.net/

 

Loading...