Sport

Për 15 minuta shiten biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki, dyshohet për keqpërdorime

Biletat për ndeshjen kualifikuese të kampionatit Evropian “Euro 2020” në mes Kosovës dhe Çekisë janë shitur në kohë rekorde.

Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta që të shiten të gjitha biletat për ndeshjen që zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollistët “Dardanë” do të kenë përkrahjen e 12.500 shikueseve edhe në ndeshjen ndaj Çekisë, sikurse që e kishin deri tash. Kosova është e treta në Grupin A me 5 pikë të grumbulluara.

Mirëpo, vlen të përmendet se gjatë kohës kur është lanësuar online shitja e biletave, uebfaqja ka rënë disa herë nga sistemi.

“S’i u shiten per 15 minuta kur faqja ka qene e bllokuar?!”, ka shkruar një lexues.

Lexuesit dyshojnë se shitja kaq e shpejtë e bilatave mund të jetë bërë edhe për arsye biznesore, pasi që një person mund të ketë blerë më shumë bila, të cilat më pas mund të shiten në treg të zi. /Korrespodenti

Loading...