Sport

Stadiumi krejtësisht i zbrazët. Tifozët kanë braktisur Shqipërinë

“Duhet mbështetja e tifozëve!”. Edoardo Reja, trajneri italian i Shqipërisë, pas humbjes ndaj Islandës, kishte bërë këtë kërkesë në konferencën për shtyp, ashtu si futbollistët.

Por, gjithçka ka shkuar në vesh të shurdhër. Atmosfera në “Elbasan Arena”, këtë mbrëmje, në përballjen Shqipëri-Moldavi, paraqitet e vakët dhe duket sikur interesi është zero.

Mund të ketë ndikuar ende çmimi i kripur i biletave, ndoshta vapa, ndoshta edhe fakti që luhet në Elbasan dhe jo në Shkodër, ku ishim mësuar, por fakti është që Shqipëria ka humbur tifozët.

 


E gjitha lidhet me rezultatet e dobëta, me periudhën traumatike të Panuçit dhe lojën e dobët që kemi parë. Rreth 3500 bileta të shitura janë shumë pak në një stadium me 13 mijë vende.

Sakaq, edhe Granit Xhaka, që ka ardhur në Elbasan, duket i pezmatuar teksa sheh atmosferën.

 

 

Loading...